Sezoni i ri i “E Diela Shqiptare” do të nisë e më 7 Tetor. Tashmë po u jepet dora e fundit studiove të reja, të cilat prezantuesi Ardit Gjebrea i quajti gjigante, por ndryshime të mëdha konfirmohen edhe në orare. Prurjet e reja në program do ta bëjnë të dielën në Tv Klan, edhe më të dashur për të gjithë teleshikuesit.

https://youtu.be/Wfd2i5mVdG0?t=49s

Në datën 7 Tetor bëhuni gati, sepse ne nuk do të fillojmë më, në orën 13:30, por do të fillojmë në orën 12:30, pra “E Diela Shqiptare” nga 6 orë, do të jetë 7 orë

”, tha Gjebrea në transmetimin live të “Telebingos Shqiptare” ditën e djeshme.

Ju e dini që ne po punojmë për një studio të re, e cila për fat të keq ende nuk ka përfunduar, sepse është një studio realisht gjigante dhe unë jam i sigurt që ju do të çuditeni kur do ta shikoni. Ka shumë punë për t’u bërë, kështu që ajo që unë dua t’ju them, është që unë tashmë dua të vendos një datë, sepse dua që çdokush të marrë përgjegjësi. Unë e di që edhe për javën që vjen ne nuk bëhemi dot gati që të fillojmë  “E Diela Shqiptare”, por ne të dielën e ardhshme në orën 14:00 do të jemi përsëri këtu për “Telebingon Shqiptare”. Dhe ky do të jetë një orar i ri i Telebingos, sepse në kuadrin e ndryshimeve që ne do të bëjmë tek ‘E Diela Shqiptare”, Telebingo do të jetë gjithmonë në orën 14:00… Shpresojmë që të mos mërziteni me ne. Ne mendojmë që do t’ju ofrojmë një sezon shumë të mirë. Do të fillojmë në orën 12:30 me “Ka Një Mesazh Për ty”, më pas do të kemi Blerinën tonë me këshillat e saj, më pas do të fillojë “Telebingo Shqiptare”, pastaj do të jetë edicioni i lajmeve. Në orën 16:00 do të fillojë rubrika më e re, “B. E. Cafe” me Bes Kallakun, Erion Isain, Olsi Bylykun dhe ekipin e tyre. Në orën 17:00 do të jetë si gjithmonë zonja Eni Çobani me “Shihemi në Gjyq” ndërsa në orën 18:00 me surprizat që do të sjellë “Kënga Magjike”, me një bashkëprezantuese

”, tha Gjebrea, duke konfirmuar se prezantuesja e njohur Bora Zemani i është bashkuar tashmë ekipit të tij./tvklan.al