Pas dy sezoneve të suksesshme, TV Klan është gati për të nisur edhe një edicion të tretë. Së shpejti, do të nisë “Në Kurthin e Piter Pan 3”. Emisioni i dashur i të gjithë fëmijëve dhe të rriturve, këtë javë do të nisë audicionet e para, kështu që bëhuni gati.

Shumë prej personazheve të vegjël që janë spikatur nga ky spektakël, ju me siguri, i mbani mend. Pa dyshim, edhe këtë vit do t’i doni po njëlloj personazhet e rinj që do të vijnë.

Duke filluar që nga kjo javë, dita e premte dhe e shtunë, ora 10.00, në Tv Klan, hapen audicionet e para për fëmijët që duan të jenë pjesë e kësaj anijeje ëndrrash.

Të gjithë ju prindër, që mendoni se fëmija juaj ështe i talentuar dhe në një të ardhme mund të jetë pjesë e botës së televizionit, në datat, 8, 9, në orën 10:00, në Tv Klan, pranë Ish-Kinostudios, jeni të lutur të jeni të pranishëm.

“Në Kurthin e Piter Pan” është një emision ku protagonistë janë fëmijët dhe pyetjet e tyre inteligjente ndaj personazheve të njohur të ekranit shqiptar. Ata do të jenë gazetarët e vërtetë të së ardhmes. “Piter Pan”-i është një mundësi e artë për ta.

Me regji të Vera Grabockës dhe në drejtimin e Alketa Vejsiut, motorët e edicionit të tretë të Piter Panit janë ndezur.