Rikthehet Elvana Gjata me një këngë të re

Një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar, Elvana Gjata ka publikuar disa foto në një palestër. Kënga e fundit e publikuar nga artistja është “Me tana” një vit më parë, por duket se Elvana Gjata do të rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri.

Ajo nuk ka zbuluar shumë detaje, por nga fotot e ndara në Instagram kuptohet se kënga do të jetë ritmike dhe këngëtarja është duke punuar për koreografinë e saj.

Komentet e fansave janë të shumta të cilët mezi presin publikimin e këngës së radhës ose “hitit të radhës” siç shprehen ata.

Foto nga Elvana Gjata në Instagram

Kënga e re nga “Elëvana” pritet të publikohet shumë shpejt. /tvklan.al