“Premtimet e Këlliçit futuriste, Veliaj do mbahet mend që rriti 8 herë taksat”

Kandidati i Partisë Demokratike të grupit të Alibeajt, Roland Bejko i ftuar në Klan News, tha se betejën kryesore e ka me Sali Berishën duke e cilësuar si përçarësin e Partisë Demokratike. Sipas tij, nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” fitues është Ilir Meta.

“Në kushtet që gjendet PD-ja sot dhe për faj të tij, do të mbahet mend në histori si njeriu që tradhtoi demokratët. Ilir Meta doli nga Presidenca pa parti dhe Berisha po e bën me parti sepse do t’i japë votat e Këshillit të Bashkisë, kështu i ka bërë thirrje militantëve të vet dhe në fund fare, Ilir Meta do të marrë këto vota, do të kapitalizojë politikisht partinë.”

Në lidhje me garën për Bashkinë e Tiranës, Bejko tha se qytetarët duhet të zgjedhin atë pasi nuk është çiraku i askujt.

“Unë jam thjesht përfaqësuesi i Partisë Demokratike dhe mbrapa shpinës time që më mbështesin kam vetëm demokratët. Nuk kam grupe interesi, nuk kam non grata dhe nuk klane të cilat me fitoren time të ndajnë Tiranë në llokma në interesa personale.”

Ndërsa foli dhe për premtimet e kundërshtarëve të tij për garën në Tiranë.

“Ne nuk merremi me premtime futurise të cilat bëhen për efekte elektorale. Belindi është në krizë besimi sepse përfaqëson Berishën.”

Partia Demorkatike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, fushatën do ta hapë më 18 Prill tek salla e sporteve “Farie Hoti” në Rrugën e Kavajës.

Klan News