“Berisha është personi që përçau PD, përdori PD për arsye personale

Kandidati i PD së Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar një takim me qytetarët e degës 10. Në fjalën e tij, Bejko tha se plani i tij për kryeqytetin do të zgjidhë problemet e qytetarëve, të cilat lidhen me infrastrukturën dhe shërbimet.

Edhe pse ka kundërshtarë politikë socialistët, Bejko i përqendroi akuzat ndaj Sali Berishës.

PD e drejtuar nga Alibeaj hapi dhe fushatën zgjedhore në qytetin e Fierit. Në takimin me gratë kandidatja Eriselda Zotaj Çelaj ka thekson se plani i saj ka në fokus cilësinë e rritjes së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe projektet për zhvillimin e qytetit.

Klan News