Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Zv/Presidentin e FSHF Bejkush Birçe për ekipin e Partizanit.

Bejkush Birçe, Zv/President i FSHF:- “Drejtuesit legjitim janë ata që kanë bërë një asamble kanë zgjedhur një kryesi, kanë zgjedhur një president, kanë zgjedhur një trajner, kanë zgjedhur një sekretar dhe kanë përkrahjen e plotë të institucionit, i cili është Ministria e Mbrojtjes dhe ky ekip fatmirësisht i takon Ministrisë së Mbrojtjes. Ai do ta trajtoj në të ardhmen dhe kush do ta menaxhoj është një problem tjetër. Unë mendoj që një klub si Partizani me emër nuk mund të trajtohet siç është trajtuar deri tani. Drejtimin e skuadrës do ta ketë si trajner Neptun Bajko dhe president do të jetë zoti Albert Xhani./tvklan.al