Kompania Elie Saab stampon në rrobat e tij shpërthimin në port

Pandemia Covid 19 nuk e ka ndalur shtëpinë e modës Elie Saab që të nxjerri koleksionin më të ri Vjeshtë-Dimër 2020/2021. E veçanta e këtij koleksioni qëndron në faktin se veshjet këtë herë janë një homazh për tragjedinë  e Bejrutit që ndodhi në 4 gusht të këtij viti.

Elie Saab vendosi t’i prezantonte veshjet si një simbol të shpirtit magjik të Bejrutit një vend që reflekton shpresë, ndonëse po përballet me një gjendje kaotike social-ekonomike pas shpërthimit. Tema e koleksionit është “Bejrut, burimi i shenjtë” dhe sjell në vëmendje se pas çdo të keqe ka një të mirë dhe vështirësitë sado të mëdha të jenë pas kësaj fshihet një botë e cila lulëzon.

Të gjitha modelet janë të vendosura në një pyll që të jep përshtypjen sikur je në ëndërr. Fustane magjepsëse, të punuara me mëndafsh, tyl dhe ngjyra të hapura janë ato që mbizotërojnë në këtë koleksion kaq të veçantë.

Vetë Elie Saab ka treguar se në datën 4 gusht ndodhej në atelierin e tij, kur shpërthimi i shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale e ku 15 minuta pasi kishte ndodhur shpërthimi iu dukën si dy vjet. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm i cili mendohet se është dëgjuar deri në Qipro, humbën jetën mbi 177 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Klan Plus