Bekim Balaj realizoi golin e parë me Terek Grozny, në kampionatin rus. Sulmuesi i Kombëtares kaloi në avantazh skuadrën çeçene në fillimin e pjesës së dytë.

Goli i shkodranit, i transferuar këtë sezon te Terek, i hapi rrugën drejt suksesit 3 – 1 në fushën e Ufa. Ky sukses e çon Terek Grozny në kuotën e 7 pikëve, pas 4 javësh kampionat.

Tv Klan