Kryegjyshi Edmond Brahimaj: Të ndihmojmë nevojtarët në këto kohëra të vështira

Në mjediset e Selisë së Shenjtë Bektashiane, u kremtua festa e Ashures, një rit tradicional bektashian. Kryegjyshi Botëror, Edmond Brahimaj, uroi besimtarët për më shumë paqe, dashuri.

“I lutemi Zotit të kemi sa më shumë paqe, dashuri, mirësi dhe kjo ëmbëlsi i ëmbëlsoftë të gjithë njerëzit dhe iu dhëntë energji pozitive për të përballuar vështirësitë e kësaj bote”.

Selinë e Kryegjyshatës e kanë vizituar krerët e besimeve të tjera fetare, por edhe politikanë të cilët përcollën mesazhe urimi për këtë ditë.

Ne jemi me fat që një nga fetë e rëndësishme sot, të paktën në Ballkan, por me besimtarë kudo në botë,e  ka epiqendrën e vet në Tiranë dhe ky është një mini-Vatikan i ynë për një besim të veçantë, unik, që pajton jo vetëm kombet, por edhe besimet me njëri-tjetrin dhe që është ndërlidhur me besimet e tjera”, tha kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Është një besim që i fton qytetarët e besimeve të tjera, të vendeve, popujve, kombeve për të respektuar dallimet mes njëri-tjetrit, për tiu gëzuar diveristetit, për të ndarë së bashku arritjet, por edhe vështirësitë dhe sakrificat”, u shpreh lideri i PL, Ilir Meta.

Dita e Ashures, vjen pas 10 ditësh agjërimi, gjatë të cilave përkujtohet sakrifica e besimtarëve bektashi. Dita e Ashures është e rëndësishme për nga vlera shpirtërore që simbolizon vëllazërim dhe paqe.

Klan News