E kemi parë edhe më herët në ekran, kryesisht me formate ‘lifestyle’, por së fundi ai i është bashkuar familjes së madhe “Klan”. Nga Dhjetori Xhani Shqerra ka nisur rrugëtimin në “Klan Plus” me programin që mbanë autorësinë e tij.

“Bel Mondo” është një program që ka për qëllim zbulimin dhe promovimin e vlerave dhe vendeve të bukura dhe elegante të Shqipërisë. Xhani Shqerra ishte i ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku na rrëfeu më tepër detaje rreth emisionit i cili transmetohet çdo të shtunë ora 19:30.

““Bel Mondo” është në “Klan Plus”, një televizion i ri përsa i përket programacionit, por për mua është një familje e madhe. E gjeta të arsyeshme të nis një përvojë të re me më shumë përgjegjësi sepse vi edhe si autor kësaj here. Kam zbuluar një aspekt tjetër të vetes në qasje me “Bel Mondo” sepse më pëlqen më shumë të rri në backstage, po e shijoj. Jam fokusuar më shumë tek pasionet e mia të hershme që kanë të bëjnë edhe me ciklin e studimeve apo pjesën profesionale jashtë kamerave, siç është arredimi i brendshëm, historitë që kanë qasje sociale apo sagat e markave të reja. Herë pas here do të kemi edhe surpriza që emocionojnë. Realizimi i programit më merr shumë kohë.  “Bel Mondo” trajton në vërtetësi anën e bukur, estetiken, por edhe përmbajtjen. Është një gërshetim situatash. Unë jam në zbulim të botës së bukur dhe kam dashur realisht të kem një mision të tillë”

, tha Shqerra./tvklan.al