Motrat Rodriguez duket se kanë pushtuar skenën italiane te showbizit. Gjithmonë në qendër të vëmendjes për format e tyre,  Belen dhe Cecilia tashmë nuk dinë të ndalen.

Seti i tyre i fundit fotografik në Marok ka pushtuar tabloidet e vendit fqinj. Me bikini, me të nxehta se kurrë, vajzat shfaqen në versionin ‘Cowgirl’.

Sensuale, mbi kalë, pranë detit, ato duken ndjellëse dhe perfekte. Mungesa e ngjyrave duket se nuk është problem, edhe bardh e zi, vajzat kanë mundur të përcjellin mesazhin dhe efektin e duhur.

Është vetëm dita e parë e setit dhe fotot e përfunduara duan kohë të dalin në treg, por motrat e kanë lënë tashmë gjurmën e tyre duke thyer çdo barriere.

Tv Klan