Ndahet sërish nga bashkëshorti me të cilin u rilidh para pak kohësh

Prezantuesja dhe modelja italiane Belen Rodriguez sërish i ka dhënë fund romancës me balerinin Stefano De Martino. Ata u rikthyen bashkë në Prill të vitit të kaluar pasi kishin 4 vite që ishin të ndarë. Mediat italiane publikuan lajmin se ata kishin caktuar edhe datën e dasmës së dytë, në 20 Shtator të këtij viti, në të njëjtën datë kur u martuan edhe për herë të parë.

Por dyshimet erdhën nga fansat e tyre pasi menjëherë pas përfundimit të karantinës, Stefano dhe Belen nuk zgjodhën të ribashkohen, por u ndanë. Ai shkoi në Napoli për t’u marrë me punët e tij, ndërsa Belen qëndroi në Milano, duke u kujdesur për djalin e tyre, Santiago-n, e parë kjo edhe nga postimet e të dyve.

Një detaj jo pak i rëndësishëm që e kanë vënë re edhe ndjekësit e modeles është se Belen nuk e mban në gisht unazën e martesës. Nëpërmjet një video në Instagram, Rodriguez pranoi në njëfarë mënyre ndarjen nga Stefano. Megjithatë, arsyeja mbetet ende enigmë.

Klan Plus