Qindra belgë kanë hapur dyert e tyre për njerëzit në të gjithë Europën që janë prekur nga sulmet terroriste në Bruksel.

Pjesa më e madhe e Belgjikës është bllokuar pas sulmeve në aeroportin e Brukselit dhe stacionin e metrosë duke lënë qytetin në krizë dhe sistemin e transportit publik të mbyllur.

Në rrjetet sociale njerëzit kanë shkruar hashtagun  #IkWilHelpen  ose unë do të ndihmoj duke ju ofruar njerëzve vendstrehim në shtëpitë e tyre apo një vend për të qëndruar në mënyrë që të lënë zonat e prekura nga sulmet.

Disa të tjerë kanë përdorur hashtagun #PorteOuverte, që do të thotë hapni dyert, për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë./tvklan.al