Megjithëse me pak vështirësi në pjesën e parë të takimit, Belgjika e fitoi ndeshjen me Panamanë madje me rezultat bindës. 3-0 fituan flamandët me golat e Driis Mertens dhe Romelo Lukaku. Edhe pse konsiderohet një skuadër pretendente, Belgjika nuk u shfaq e tillë.

Përpara kishte Panamanë debutuese në Botëror dhe pritej të ishte shumë me lart. Belgët treguan probleme në fushë me mungesë dialogu mes futbollistëve gjatë aksioneve. Golat erdhën si rezultat i talentit individual të lojtarëve. Me herët Sistemi VAR u bë përcaktues në takimin e Grupit F mes Suedisë dhe Koresë së Jugut.

Pasi pa pamjet filmike të sinjalizuara nga asistenti në studio, kryesori i takimit akordoi 11-metërsh në favor të Suedisë. Granqvist u tregua i saktë në goditjen e tij duke realizuar golin e vetme të ndeshjes.

Tv Klan