Kosova humbet në fund

Belgjika siguroi finalet e Ligës së Kombeve kur duhet të zhvillojë edhe një ndeshje. Përfaqësuesja belge mundi me rezultatin 2-0 Anglinë, duke thelluar diferencën me ndjekësit.

Italia arriti një sukses me vlerë 2-0 me Poloninë, duke u ngjitur në krye të grupit të saj, ndërkohë që vendi i parë do të përcaktohet vetëm në javën e fundit.

Kosova pësoi humbje në fushën e Sllovenisë për Ligën e Kombeve. Dardanët u mundën me rezultatin 2-1. Kosova në sfidën e fundit duhet të përpiqet që të shmangë vendin e fundit që e zbret një ligë më poshtë.

Tv Klan