Lëvizjet fituese Hazard-De Bruyne, kualifikohen në 1/16-at e Euro 2020

Belgjika do jetë pjesë e 16 Kombëtareve më të mira të Euro 2020. Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez bëri përmbysjen e madhe ndaj Danimarkës, e para në këtë turne, falë edhe dyshes që erdhi nga stoli, Eden Hazard-Kevin De Bruyne.

Mesfushori i Manchester City shërbeu tek goli i parë për vëllain e Eden, Thorgan, ndërsa më pas mori dhuratën nga asi i Real Madrid, për të realizuar për 2-1. Hazard-De Bruyne bëhen kështu dyshja e dytë e zëvendësuesve që asistojnë për të njëjtin ekip që nga Robin van Persie dhe Arjen Rooben për Hollandën ndaj Francës në turneun e vitit 2008.

Jousuf  Polsen shënoi golin e avantazhit momental për danezët, i dyti më i shpejtë në një turne të Kampionatit Europian, gjithsesi nuk i mjaftoi Danimarkës për të marrë të paktën një pikë dhe vetëm një mrekulli mund ta mbajë sërish pjesë të kompeticionit. Pas dy ndeshjeve të para, Belgjika qëndron në krye me 6 pikë, ndjekur nga Finlanda rivali i saj i ardhshëm me 3 pikë, aq sa Rusia që pret Danimarkën në vendin e fundit me 0 pikë.

Klan News