“Do t’i duhet edhe pak kohë që të arrijë atë që kërkon”

Egzon Belica, një nga futbollistët që u shpall kampion me Partizanin në 2019, thotë se ekipi po ndryshon në lojë me ardhjen Dritan Mehmetit. Mbrojtësi i të kuqve tregon se çfarë kërkon të bëjë trajneri i ri, i cili ka qenë pjesë e klubit më parë.

“Këto kohë ka ndryshuar me disa lojtarë me ardhjen e profesor Dritanit. Ai ka qenë këtu, ka qenë ndihmës trajner kur jemi shpallur kampion i Shqipërisë. Po mundohet që të ndryshojë gjëra të vogla që besoj do t’i duhet dhe pak kohë që të arrijë atë që dëshiron ai”.

Fitorja me Egnatian është vetëm një hap drejt objektivave dhe Belica kërkon të tjera.

“Shpresojmë që të vazhdojmë kështu sepse edhe fitorja që arritëm javën e kaluar nuk do të kishte ndonjë vlerë nëse nuk vazhdohet me fitoren e radhës”.

Sfida e ardhshme do të jetë ndaj vendit të fundit në renditje Kastriotit që mori një fitore me vlerë të dielën ndaj Teutës.

Tv Klan