Drama mes modeles Bella Hadid dhe këngëtares Selena Gomez tanimë ka marrë fund. Por burimi i sherrit mes të dyjave ka qenë prej kohësh këngëtari The Weekend i cili ka pasur një lidhje me të dyja.

Tanimë vajzat kanë zgjedhur të bëjnë një hap para dhe kjo është vënë re nga ndjekësit. Bella ka vendosur të ndjekë Selenën në Instagram dhe projektet që ajo së fundmi po ndërmerr, dhe ky veprim ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ndonëse Bella është rikthyer disa herë me The Weekend duket se lidhja e tyre nuk ka funksionuar edhe pas përpjekjeve të shumta. Ndërkaq, Selena dhe këngëtari u shfaqën në publik së bashku në Janar të vitit 2017, vetëm disa muaj pasi Hadid i dha fund lidhjes me The Weekend.

Gomez dhe 30-vjeçari u ndanë nga njëri-tjetri në Tetor të 2017. Kështu Hadid dhe Gomez kanë vendosur t’i lënë pas inatet dhe xhelozitë.

Klan Plus