Në premierën e “Three Floors” në Festivalin e Filmit në Kanë, Bella Hadid i la të gjithë gojëhapur me veshjen e saj. Deri më tani modelja është paraqitur rrëzëllitëse në daljet e saj në tapetin e kuq dhe veshja e fundit nuk zhgënjeu.

Një fustan i zi me mëngë të gjata nga Schiaparelli Haute Couture  Vjeshtë-Dimër 2021 me dekolte të hapur ishte zgjedhja e modeles. Veçantia e fustanit qëndron te dekolteja, një aksesor masiv prej ari në formën e mushkërive. Daniel Roseberry, drejtori kreativ i markës është edhe dizenjatori i fustanit të pazakontë. Ai e ka quajtur “mushkëritë e arta me gurë”.

Varësja është e mbuluar nga gurë që imitojnë diamantin, ndërsa Bella e plotësoi pamjen e saj me flokë të mbledhur topuz, grim minimalist dhe vathë rubini./tvklan.al