Bella Hadid feston ditëlindjen me këngëtaren shqiptare

Bella Hadid feston ditëlindjen me këngëtaren shqiptare

14:19 10/10/2019

Modelja e njohur, Bella Hadid ka festuar ditëlindjen e saj të 23-të, në një festë të organizuar në New York së bashku me nënën e saj Yolanda, motrën Gigi dhe miqtë e saj më të ngushtë.

E veshur me një fustan tejet elegant dhe të zbukuruar me dantella, Bella dukej mjaft bukur. Pjesë e festimeve ka qenë edhe vëllai i saj, i cili ka shkuar së bashku me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Kujtojmë se prej disa muajsh ata janë në një lidhje së bashku.

Mamaja e saj është kujdesur për organizimin e festës dhe të gjithë e kanë trajtuar atë si një “fëmijë” të vogël. Nuk munguan festimet shumëngjyrëshe, me kapela festash, kek të vegjël të personalizuar me emrin Bella dhe një tortë e madhe në formë pice./tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori