Bella Hadid po jeton ditët e saj më të mira dhe kjo jo vetëm në anën profesionale, por edhe në atë personale.
Modelja po shijon lidhjen e dashurisë me partnerin Adam Banuelos me të cilin duket se ka në plan edhe të krijojë një familje.
“Nuk u rrita me idenë se ëndërroj të martohem. Por gjithmonë kam dashur të bëhem nënë. Kjo është diçka që dua për veten time. Mendoj se kjo do të më bënte vërtet të lumtur”, u shpreh ajo në një intervistë për British Vogue.
Bukuroshja foli gjatë intervistës edhe për marrëdhënien që ka me mbesën e saj Khai.
Ajo tregoi se përpiqet të jetë tezja më e mirë për vajzën katërvjeçare të motrës së madhe të Bella-s, Gigi, dhe këngëtarit Zayn Malik.
Bella u lidh me partnerin e saj në Tetor 2023, por që ateherë e ka mbajtur marrëdhënien larg vëmendjes së publikut dhe mediave.
Klan News