Sfilon me një mini-fustan vezullues për Versace

Është cilësuar si një super yll global i modës dhe bëhet fjalë për modelen Bella Hadid. Superstari  24-vjeçar solli përsëri vitet ’70 për reklamën surreal të Versaces me një pamje që përfshinte flokë të drejtë të gjatë dhe një shami rreth kokës së saj.

Hadid ka sfiluar me një minifustan pa mëngë që të kujtonte periudhën e mëparshme dhe shkëlqente e tëra në  ar dhe argjend. Supermodelja, dukej rrezatuese si gjithmonë në këtë paraqitje.

Në reklamën e saj të fundit të Versace-s  shfaqej modelja Bella Hadid  teksa pozonte  me të tjera modele të shkëlqyera të cilat shiheshin plot gjallëri, ndërsa ndihmonin njëra-tjetrën.

Në klipin e parë që Bella postoi ajo dhe supermodelet e tjera u panë duke sfiluar përreth një korridori të ngushtë.

Koleksioni i Versace përmbante veshje të zeza kostume, fustane, funde, xhaketa dhe çanta dore të zbukuruara me motivin Greca, në nuancat e kafes, të kuqes dhe blusë.

Publikimi i filmit të Versace erdhi pas Javës së Modës në Milano. Ashtu si shumë shtëpi të modës, marka, në pronësi të Capri Holding, ndau një video në internet për shkak të kufizimeve të COVID-19.

Klan News