Supermodelja edhe këtë herë ka mahnitur me linjat e saj shumë elegante

Ajo është një nga supermodelet më të famshme në botë. Bella Hadid ka pozuar për revistën Vogue Spain duke mahnitur të gjithë.

24-vjeçarja mbante të veshur një fustan jeshil me mëngë të gjata dhe kurriz jashtë ku viheshin në pah linjat e saj të mrekullueshme.

Modelja prezantoi gjithashtu edhe disa veshje të firmës së njohur Prada. Me një model flokësh të pazakontë Bella në disa momente të tjera pozoi edhe me një fustan të gjatë rozë me çizme latex dhe doreza. 

Postimi saj në Instagram mori me mijëra pëlqime, përfshirë edhe komente që përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej. Modelja në rrjete sociale ka falenderuar ekpinin e gazetës duke u shprehur se kjo e bën artin të vijë natyrshëm .

Kjo nuk është hera e parë që bukuroshja mahnit fansat me format fizike shumë elegante dhe joshëse njëkohësisht.

Klan News