Në festën e organizuar nga marka e bizhuterive, “Chopard”, Bella Hadid u shfaq përrallore përkrah të famshmeve të tjera si Candice Swanepoel, Helen Mirren dhe Eva Herzigova. Hadid zgjodhi sërish një fustan të bardhë e të zi, por kësaj here të shkurtër për të shkelur tapetin e kuq.

Fustani i zi  që i nxirrte në pah këmbët e tonifikuara kishte pjesën e sipërme të bardhë me pupla, ndërsa si aksesorë kishte doreza të gjata me tyl të zi, unaza dhe vathë të mëdhenj me smeralde. Njësoj si me fustanin që u shfaq në festival, Bella zgjodhi këpucë të zeza, grim të lehtë dhe flokë të kapur në një bisht të gjatë.

Pas festës së “Chopard” ku vodhi të gjithë vëmendjen, Bella fluturoi menjëherë për në Paris për të ndjekur shfaqjen e “Balenciaga”./tvklan.al