Supermodelja u shfaq në një postim teksa po merrte mjekimin për “Lyme”

Para pak ditësh, supermodelja amerikane  Bella Hadid postoi një foto në profilin e saj në Instagram teksa shfaqej duke u bërë gati për një nga projektet e saj të radhës. Ajo që mori vëmendje nga ky postim i modeles ishte pikërisht fakti që ajo nderkohë që punonte po merrte nëpërmjet infuzionit mjekimin për ‘Lyme’, sëmundjen që e shoqëron prej vitesh.

Modelja vuan nga kjo sëmundje, bashkë me vëllain e saj dhe të ëmën. Ky problem shëndetësor renditet si infeksioni më i përhapur në SHBA, pas Hiv Aids dhe kushtëzon jetën e shumë njerëzve. Lyme është një sëmundje autoimune që shkakton dhimbje kyçesh dhe probleme me zemrën, por nga ana tjetër është shumë e vështirë për t’u diagnostikuar dhe për t’u kuptuar nga persona të jashtëm.

Më herët Gigi ka rrëfyer vështirësitë që ka hasur prej gjendjes së rënduar të familjes, në ditë kur e ëma nuk lëvizte dot nga krevati për orë të tëra. Ajo është shprehur gjithashtu se shpesh ndihej keq sepse nuk i kuptonte familjarët e saj.

Klan News