Jude Bellingham u përball me dy pezullime brenda ditës së Mërkurë. Mesfushori i Real Madrid, u dënua nga Komiteti i Arbitrave në Spanjë me dy ndeshje pezullim, pas kartonit të kuq të marrë ndaj Osasunës.

Megjithatë lojtari u përball edhe me një tjetër pezullim në mbrëmje. Bellingham u ndëshkua me karton të verë ndaj Manchester City-t dhe ka humbur takimin e radhës në Champions League.

Anglezi ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do të jetë jashtë për ndeshjen e parë të Real Madrid në fazën e 1/16-ve.

Real Madrid do të mësojë kundërshtarin në shortin e së Premtes dhe do të jetë një skuadër mes Atletico Madrid dhe Bayer Leverkusen. /tvklan.al