Jude Bellingham rrezikon që të dënohet me 12 ndeshje pezullim për shkak të ofendimit të bërë ndaj gjyqtarit, në sfidën ndaj Osasunës, të përfunduar në barazim 1-1, ku u ndëshkua me karton të kuq.
Ylli i Anglisë u përjashtua nga loja nga gjyqtari Jose Luis Munuera Montero pas 39 minutash, për shkak se përdori fjalë të pahijshme dhe fyese.
Por Bellingham në reagimin e tij u shpreh se nuk kishte përdorur fjalor fyes kundrejt arbitrit të sfidës.
Madje sipas anglezit, reagimi i tij ishte për shkak të nervozizmit për mënyrën se si loja po shkonte, e jo ndaj Monteros.
Referuar rregullores së La Liga-s, për çdo futbollist që përdor fjalor fyes, ofendues apo abuzues ndaj zyrtarëve të takimit, dënimi është 12 ndeshje pezullim.
Nëse ky dënim vendoset, atëherë ylli i Realit do të humbasë pjesën më të madhe të takimeve në këtë sezon.
Vetë lojtari, u kërkoi falje shokëve të ekipit për këtë situatë. Për mediat ai tha se kjo ngjarje ishte një gabim dhe një problem në komunikim.
Klan News