Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e bashkisë së Vorës, pasi përfaqësuesi i një biznesi denoncoi sebashkia i kishte bllokuar llogaritë bankare në datën 14 mars, pas izolimit për shkak të koronavirusit.

Kryebashkiaku Hekuran Brahimaj, premtoi ta shtynte këtë vendim, që  kërkonte rivlerësimin e taksave për bizneset që nga viti 2012. Por Brahimaj vijoi bllokimin e rreth 100 bizneseve, duke u hequr bukën e gojës rreth 1000 mijë punëtorëve të punësuar në këto biznese.

Në një përballje me gazetarin e “Stop”, kryebashkiaku Hekuran Brahimaj tha se ka ngritur një grup inspektimi, pasi mund të jenë bërë gabime në përllogaritjen e taksave.

Por Brahimaj nuk është ndalur vetëm këtu. Ai ka nisur edhe spastrimet në administratën e bashkisë, që nga juristja Mirjeta Mema e deri te drejtori i ujësjellësit Donald Mezini.

Kryebashkiaku nuk ka një shpjegim për këto shkarkime, që me gjasë do të përfundojnë në gjykatë, për të përfituar pagat, që do të dalin sërish nga taksat tona.

Irlind Elezi (Sekretar i Këshillit)-Kryetari është në një takim, në një konferencë.

Gazetari– Ok, po e pres!

Irlind Elezi (Sekretar i Këshillit)-Një kërkesë me shkrim të lutem!

Gazetari– Nuk mund ta bëjmë ashtu, sepse s’ka sens.

Irlind Elezi (Sekretar i Këshillit)-Një kërkesë me shkrim, çoje në adresën zyrtare të e-mailit të bashkisë!

Gazetari– Nuk mundem, sepse s’ka sens. Ka premtuar diçka edhe duhet ta mbajë! Domethënë çfarë duhet të kërkoj me shkrim?!

Irlind Elezi (Sekretar i Këshillit)-Tani momentalisht është i zënë.

Gazetari– Po, do e presim.

Biseda e parë me kryetarin:

Gazetari– Interesohem në lidhje me bizneset, që ne komunikuam edhe në telefon. Me sa informacione kemi mundur të marrim edhe nga banka, na është thënë, që nuk është bllokuar llogaria e bizneseve.

Kryetari– Sepse dëshira ime është…

Gazetari– Absolutisht!

Kryetari– Nga ana tjetër, kam një ankesë edhe nga shumë biznese për mënyrën e llogaritjes.

Gazetari– Po pra, sepse është  mbivlerësim.

Kryetari– Një shqetësim, që unë e kam nga disa biznese dhe kjo tregon, që një pjesë e stafit këtu ose nuk janë të aftë, unë sot bile kam ngrit edhe një grup, sepse biznesi në fjalë, që është ankuar dhe që foli edhe te ju, unë nuk e paragjykoj, sepse ai mund të ketë edhe shumë të drejtë. Kam ngrit një grup, i cili do të shkojë të verifikojë në vend, që nëse ne, ose stafi I ka rënë në qafë, ose ka bërë llogaritë gabim, patjetër kërkojmë ndjesë.

Gazetari– E marr vesh, por gjithë këto, që ju thoni, duhet të ishin bërë para. Më kupton? Pastaj të dilnit në një vendim bllokimi. Më kupton? Plus situata, kryeministri ka deklaruar kush heq punëtorët dhe jemi në një situatë, që të gjithë nuk e dimë, cfarë do të ndodhë nesër.

Kryetari– Unë kam dy muaj as i kam mbush dy muaj në këtë bashki, gjej një bashki, që…

Gazetari– Nuk e di, se kush ta sugjeroi këtë.

Kryetari– Të lutem, më beso, që une po ndjek vetëm proceduren ligore dhe asgjë tjetër.

Gazetari– Në qoftë se do t’ju vinte ju si biznesmen?

Kryetari– Unë po të them, që kam përmbarimin, kam kompanitë përmbaruese, të cilat kanë ardhur dhe duan të bllokojnë llogaritë e bashkisë Vorë, sepse ka biznese, të cilat janë ankuar për pagesa, të cilat kanë ngel në vete. Mund të them një shembull? Ne sot u detyrohemi bizneseve 7 miliardë e 160 milionë lekë dhe unë sot nuk kam më. Unë thashë edhe një herë, unë kam vetëm 2 muaj.

Gazetari– E kuptoj, por kjo është ajo habia.

Kryetari– Rastisi, që një firmë e vendosa unë, por asnjëherë nuk ka qenë problem kjo.

Gazetari– Absolutisht, e kuptoj por ideja është, që t’i lejmë të gjithë këto. Unë prandaj nuk po i hyj as rivlerësimeve, se ha argument. C’ne ky rivlerësim, se duhet një vendim I formës së prerë, që ta zhbllokosh llogarinë e një biznesi, sepse nesër-pasnesër ai i kthehet një gjyqi, sepse ai bordi, që ti përmende pak më parë, mund të 3-fishohet. Më kupton, sepse i ke sjellë pasoja edhe gjëra të tjera. Dhe në një situatë të tillë, të bllokohet dhe të ngelen realisht pa paga…Unë kam 2 familje, që i njoh personalisht, s’kanë marrë rrogën e prillit. Cfarë do bëjnë? Borxh s’i jep njeri. Më thuaj ti, ku do shkojnë! Tani duhet ta shikojmë më me anë pozitive, duke marrë parasysh situatën, jo duke e shfrytëzuar situatën e koronavirusit.

Biseda e dytë me Kryetarin.

Gazetari– Në lidhje me disa shkarkime, që ju keni bërë në kohën e koronavirusit, është administrator i Bërxullit, zoti Gjika.

Kryetari– Duhet të flas me burimet njerëzore, për të marrë një informacion dhe në qoftë se ashtu…, do japim një përgjigje, po të lutem!

Gazetari– Jo, ideja është këtu. Është Donald Merzini, administratori i ujësjellësit Vorë, është Mirjeta Mema, jurist këtu në bashkinë e Vorës, janë edhe disa, që nuk duan të bëhen publikë, por na kanë vënë në dispozicion dokumentacionet dhe janë shkarkuar me, ata e thonë, nuk e kam këtë shkresërisht të dokumentuar, por thonë, që kryetari i ri i bashkisë së Vorës,  zoti Hekuran, do të heqë të gjithë ato, që kishte punësuar ish-kryetari, zoti Agim Kajmaku.

Kryetari-Nuk qëndron kjo. Do të flas!

Gazetari– Dhe të gjithë motivacionet, që janë përdorur është thyerje e etikës dhe mospërmbushje e detyrimeve. Por nuk kemi asnjë dokumentacion, që e vërteton këtë.

Kryetari– Siç e thashë, do të flas edhe me burimet njerëzore, do të informohem do t’ju bëjmë një kshu..,dhe do t’ju kthejmë një përgjigje! Ju kërkoj ndjesë, sepse të lutem edhe unë kam punët e mia dhe kam 500 punë.

Gazetari– E kuptoj por,…

Kryetari– Shife, sa detyra më ka lënë sot Kryeministri, më ka lënë një qerre për rindërtimin dhe duhet të vazhdoj.

Gazetari– E kuptoj por, tani e gjetët edhe këta, për t’i shkarkuar?

Kryetari-Janë familje, që janë në çadra, patjetër, që edhe për ato ke një përgjigje. Nuk është në predispozicionin tonë, as të heqim e asnjë gjë.

Gazetari– Po i keni hequr, more zotëri. Ja për shembull: Zoti Gjika është edhe sot në punë.

Kryetari– Ju falenderoj!

Gazetari –S’ke një koment? Nuk është e vërtetë, që ju i keni hequr të gjithë këta, që i ka punësuar zoti Kajmaku? Shkarkimet, që janë bërë, si i komentoni, sepse janë me një motivacion?

Kryetari– Nuk kam asnjë koment. Ju falenderoj!

Juriste Mirjeta Mema-Unë jam juriste pranë Bashkisë Vorë, përgjegjësja e asistencës ligjore pranë Bashkisë Vorë. Kam pasur një korrespodencë të vazhdueshme gjatë periudhës së fundit me Bashkinë Vorë, duke filluar nga shkurti e në vijim, për shkak, se unë jam shtatzënë dhe shtatzëninë e kam pasur me disa komplikacione, të cilat më kanë detyruar të jem me raporte të vazhdueshme.

Nëpërmjet shkresave, më është kërkuar të jap dorëheqjen, që mos pezulloj procesin e punës, ndërkohë që unë nuk e përcaktoj dot, që edhe për sa kohë do të jem e paaftë, sepse javës tjetër, apo muajin tjetër, mund të jem e aftë dhe mund të kthehem në punë dhe s’kam, pse të jap dorëheqje…

Raportin e parë vetëm, raportet e tjera jo. Përgjigje zyrtare nuk kam… unë jam akoma me shpresë, që do më kalojë paga nga momenti në moment, pasi ta vlerësojnë ata për  vërtetësinë e raportit,deri në momentin e fundit, që më kanë sjellë shkresën e fundit, i jam përgjigjur në mënyrën sa më shpejt të mundur… tani nuk e di, se cili do të jetë hapi i radhës, që do të marrë Bashkia Vorë.

/tvklan.al