Supermodelja Cindy Crawford shfaqet në kopertinën e revistës prestigjoze “Vogue Paris”. Ndryshe nga herët e tjera, ajo nuk është vetëm, por krah të bijës së saj, Kaia Gerber.

“A mund t’i ndani nga njëra – tjetra? Bëmë mama të të ngjaj, Cindy Crawford dhe Kaia Gerber në kopertinën e muajit Prill, në treg më 24 Mars”,

shkruajti në një postim në Instagram revista.

Më herët, duke folur për Us Weekly, 15 – vjeçarja tha se nëna e saj e kishte mësuar që të mos bënte shumë tualet dhe sipas saj, kjo është diçka shumë e rëndësishme për një adoleshente, pasi janë të shumta ato që e ekzagjerojnë. /tvklan.al