Me plot energji dhe të kapur prej duarsh, këngëtarja Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck mbërritën në Festivalin e Filmit në Venecia për t’u zhvedosur më menjëherë në hotelin luksoz në lagunë.

Affleck ndodhet në Venecia për premierën e festivalit të eposit mesjetar të Ridley Scott “Dueli i fundit”, në të cilin luan edhe shoku i tij i ngushtë Matt Damon.

Affleck dhe Lopez, një dyshe joshëse të njohur tashmë në të gjithë globin si “Bennifer”, kohët e fundit kanë rindezur romancën e tyre pas plot 20 vitesh.

Ata ishin çifti më i përfolur në botën e të famshmëve në fillim të viteve 2000 ku dalloheshin për makinat luksoze dhe unazën e fejësës me diamand prej 6.1 karatësh. Lopez pritej t’i bashkohet Affleck në tapetin e kuq të festivalit të filmit të premten në mbrëmje.

Klan News