“The Way Back” tregon betejën e një të alkoolizuari

Është e vështirë të përcaktosh nëse është një rol apo një déjà-vu e jetës së tij. Ben Affleck është një i alkoolizuar në filmin më të ri  “The Way Back”, ku kalon në shumë grindje familjare, më pas në divorc, për të gjetur me shumë durim rrugën drejt normalitetit.

Realiteti nuk i ka kursyer asnjë nga këto detaje aktorit, i cili për shumë vite ka vuajtur nga varësia ndaj alkoolit, e cila e çoi në ndarje me bashkëshorten, aktoren Jennifer Garner.

Sot, i rilindur, aktori nuk e konsideron heroike fitoren e tij, por e shikon si të dobishëm filmin për të gjithë ata që po luftojnë në të njëjtën beteje.

Filmi del sot në kinematë amerikane. Pritet të ketë impakt pozitiv dhe shihet si një kthesë e madhe në karrierën e 47-vjeçarit.

Tv Klan