Ben Affleck po kalon kohë me binjakët e Jennifer Lopez ndërsa çifti po përpiqet të rindezë sërish romancën e vjetër.

Sipas një burimi të afërt me Lopez, binjakët e saj 13-vjeçarë nga martesa e parë me Marc Anthony, djali Max dhe vajza Emme janë gati për t’ia nisur sërish në Los Anxheles.

Ata po marrin kohën e tyre për t’u njohur me Benin. Çdo gjë duket se po shkon vaj. Është shumë e dukshme se Jen e ka seriozisht me të. Ajo nuk ka qenë kaq e lumtur prej kohësh”, tha burimi për “People”.

Ndërsa një tjetër burim për revistën tha se të dy dukeshin shumë të afeksionuar pas njëri-tjetrit gjatë një darke familjare me binjakët në Malibu.

Ben dhe fëmijët dukeshin rehat bashkë. Fëmijët bisedonin me Affleck. Ai dukej shumë mirë. Qeshte gjithë kohës. Madje porositën mjaftueshëm ushqim për ta ndarë me njëri-tjetrin”./tvklan.al