Modelja e njohur dhe mjaft simpatike Franceska Jaçe dy ditë më parë ka bërë aksident me makinë në Vlorë. Automjeti i saj MBW ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Modelja nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe përmes një postimi në “Instastory” ka shpjeguar se shkak i këtij aksidenti nuk ka qenë as shpejtësia dhe as alkooli dhe për këtë gjë janë bërë edhe testet e nevojshme.

“Për të gjithë njerëzit që janë shqetësuar, por edhe për ata që kanë gjykuar, po ju tregoj arsyen e aksidentit, nuk ishte as shpejtësia në një zonë të banuar, as alkooli pasi çdo test ka dalë negativ”, ka shkruar modelja.

Françeska ka postuar edhe një foto tjetër nga kisha dhe falenderon të gjithë ata që janë interesuar për të dhe mesazhet e përzemërta që ka marrë. /tvklan.al