Ka degjeneruar debati mes Robert Aliajt dhe Laert Vasilit në emisionin Opinion në Tv Klan ku diskutohej për përfshirjen e artistëve në politikë.

Aktori Laert Vasili e quajti “estradë” pjesëmarrjen e Robert Aliajt nëpër panele televizive, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk paguhet nga politika.

Laert Vasili: Bashkë me prindërit e mi kemi udhëtuar nga Athina për të ardhur në Tiranë për të kryer detyrimin tonë qytetar. Kemi hedhur votën dhe jemi kthyer.

Blendi Fevziu: Ja Bert, ky është detyrim qytetar.

Robert Aliaj: Estrada.. Kjo është estrada se tani është modernizuar, nuk i kanë më të shkretët humoristat estradë…

Laert Vasili: Jo zotëri, estradë është ajo që bën ti nëpër juri të ndryshme ku paguhesh me çeqe shumë të larta dhe tani i jep mend shqiptarëve dhe u thua…

Robert Aliaj: Unë s’paguhem për të qenë në radhë politike edhe për t’i lëpirë byth*n miletit, por paguhem pikërisht për atë që them unë, të ndërgjegjësoj njerëzit, dhe kjo është forca ime.

Laert Vasili: Gjuhë prej rrugaçi.

Robert Aliaj: Unë nuk jam përdorur ndonjëherë në politikë, unë kam qenë vazhdimisht në jetën time i angazhuar artistikisht duke bërë si artist art politik shumë të angazhuar. Unë nuk bëj dot foto kartolina në këmbim të një ryshfeti.

Laert Vasili: Art politik do të thotë të bësh 2 vepra në gjuhën shqipe në mes të Athinës me aktorë shqiptarë. Njëra të luhet 127 shfaqje, tjetra 317 herë në shqip me publik grek që vinte dhe ndiqte shfaqjen, dhe kur ti të kërcënohesh nga nazistët e Agimit të Artë, të vazhdosh të qëndrosh aty para dhe të thuash ‘po po, jam shqiptar dhe unë do mbroj të drejtat e bashkëatdhetarëve të mi që këtu vuajnë’. Ky është art politik, të tjerat janë… /tvklan.al