Një i moshuar është arrestuar nga policia, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se në pranga ka rënë Lavdosh.Ç., 72 vjeç, banues në Orikum.

72-vjeçari ka dhunuar fizikisht duke e dëmtuar në kokë e trup bashkëshorten e tij A.Ç., 58 vjeçe, e cila vijon të marrë mjekim pranë ambienteve spitalore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al