Joao Felix po luan javët e fundit te Milani. E ardhmja e portugezit do të jetë larg kuqezinjve.

Sulmuesi do të rikthehet te Chelsea pas huazimit, pasi nuk ka bindur drejtuesit e Milanit për të blerë kartonin e tij.

Felix do të rikthehet te londinezët për herë të tretë në karrierë, por edhe këtë herë nuk pritet të qëndrojë gjatë.

Chelsea nuk e ka në planet për të ardhmen lojtarin dhe për këtë arsye duan ta largojnë. Galatasaray e ndjek prej kohësh, por ekziston mundësia që Felix të rikthehet në Portugali.

Benfica, klub ku Felix kishte shkëlqimin e tij si lojtar, ëndërron ta rikthejë sulmuesin 25-vjeçar dhe kanë nisur kontaktet me agjentin e tij.

/tvklan.al