Trajneri Julian Nagelsmann del pozitiv me COVID-19, humbet dy sfida

Festa e fitores 4-0 ndaj Benfica nuk ka zgjatur shumë për trajnerin e Bayern Munich, Julian Nagelsmann. Tekniku gjerman është izoluar menjëherë pas sfidës, pasi rezultoi pozitiv në testin e Covid-19. Ish-tekniku i Lajpzig ka udhëtuar drejt Mynihut i ndarë me pjesën tjetër të skuadër në një avion privat.

Klubi gjerman përmes një postimi zyrtar në rrjetin social “Twitter” ka njoftuar se trajneri është mbartës i virusit edhe pse është vaksinuar me të dyja dozat.

Ende mbetet mister se kush ishte personi që ka takuar tekniku 34-vjeçari dhe nëse do të ketë të tjerë futbollistë apo nga stafi i bavarezëve që do të izolohen nga pjesa tjetër. Nagelsamann pritet t’i mungojë skuadrës për një ose dy ndeshjet e ardhshme në Bundesligë ndaj Hoffenheim dhe Union Berlin.

Klan News