Java e sotme parashikohet të jetë kryesisht e kthjellët, por e ftohtë në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb, ditët më të ftohta të kësaj jave do të jenë e premtja dhe e shtuna. Kurse ditën e dielë priten reshje të dobëta shiu dhe dëborë në zonat malore të vendit.

Temperaturat e ajrit sërish do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe të mesditës, duke bërë që minimumi të ulet deri në -6 grade °C në zonat malore dhe maksimalja të arrijë deri në 18 °C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

/tvklan.al