Drejtuesit e mjeteve që këtë nate udhëtojne në Unazen e Re në Tiranë, në drejtim të qendrës tregtare Tirana East Gate, duhet të bëjnë kujdes kur lëvizin pranë mbikalimit të Saukut.

Një kamion i ngarkuar me inerte ka derdhur në rrugë materialet e ndërtimit, që janë bërë shkak për devijimin e trafikut.

Një mjet tip Benz është dëmtuar, siç duket edhe në pamjet e filmuara me celular në orët  e vona të mbrëmjes.

Gjithsesi policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve në vetëm një korsi, për të shmangur aksidentet.

Tv Klan