Bëni tamponin e shpejtë antigjenik në klinikën KEIT dhe udhëtoni për në Greqi, në të gjitha pikat kufitare dhe pa asnjë problem!


Bëni tamponin e shpejtë antigjenik në klinikën KEIT dhe udhëtoni për në Greqi, në të gjitha pikat kufitare dhe pa asnjë problem!

21:19 28/07/2021

Shteti grek ka njoftuar sot që ka lehtësuar masat e kalimit të kufirit për të gjithë emigrantët shqiptarë.  Të gjithë ju që po ktheheni nga pushimet për në Greqi, për të kaluar kufirin duhet të jeni të pajisur me: Tampon i shpejtë antigjenik (rapid antigen test), i cili ka vlefshmërinë për 48 orë; test PCR me vlefshmëri 72 orë ose certifikatë vaksinimi, ku shtetasi duhet të ketë kaluar 14 ditë nga doza e dyte e vaksinës.

Tamponin e shpejtë antigjenik mund ta kryeni në klinikën KEIT për vetëm 25 Euro dhe përgjigjja del për 10 minuta. Bashkëngjitur merrni certifikatën e akreditimit nga shteti shqiptar dhe aprovimin nga shteti grek që e pranon kalimin e kufirit me këtë test.

Në faqet zyrtare të qeverisë greke është e shkruar qartë që kufiri grek e pranon testin e shpejtë, por deri më sot ky vendim, ndonëse zbatohej me përpikmëri nga pikat kufitare të Kapshticës, Sarandës, Qafë Botës, Rinasit etj, nuk respektohej vetëm nga efektivët grekë në kufirin e Kakavijës, ku pranohej ekskluzivisht vetëm testi PCR.

Pas shumë përplasjesh dhe momente konfuzioni, u pranua edhe nga pala greke e Kakavijës kalimi i kufirit edhe me testet e shpejta antigjenike, te cilat Klinika KEIT i disponon te certifikuara nga Komuniteti Europian dhe të akredituara nga Ministria e Shëndetësisë Shqiptare. 

Shumë udhëtarë kanë kaluar kufirin nëpërmjet përgjigjes negative të testit të shpejtë antigjenik të kryer në klinikën KEIT.






Të ngjashme