18 filma në garë për “Ariun e Artë”

Përhapja e frikshme e koronavirus nuk e ka zbehur aspak edicionin e 70-të të festivalit ndërkombëtar të filmit në Berlin, i njohur si Berlinale, teksa Roberto Benigni me humor u kërkon gazetarëve të mos i afrohen.

Komediani i famshëm është prezantuar me Pinokun, një film nga Mateo Garrone, që tregon aventurat e kukullës prej druri në një fshat italian. Është libri i varfërisë, thotë protagonisti, të cilin ua ka lexuar edhe prindërve që nuk dinin shkrim e këndim.

Benigni e quan mrekulli dhe të rrallë faktin që vetë ai ka luajtur rolin e Pinokut dhe krijuesit të tij, Xhepetos. Pinoku nuk është në garë, pasi është pjesë e “Berlinale Special Gala”, por gjithsej janë 18 filma që pretendojnë “Ariun e Artë” në festivalin e filmit në Berlin.

Tv Klan