Policia Rrugore gjatë kësaj javë ka kapur e gjobitur 185 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie, manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi tej normave të lejuara.

Po ashtu bëhet me dije se janë ndëshkuar për parkime mbi trotuar 124 drejtues automjetesh luksoze.

Gjithashtu, nga grupet e dedikuara të kontrollit, janë evidentuar dhe ndëshkuar 503 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 361 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit, 122 drejtues të motomjeteve për mosvendosje të kasës mbrojtëse, 290 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 3789 masa të tjera për shkelje të ndryshme.

Njëkohësisht janë arrestuar 23 drejtues mjetesh, nga këta 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia ka pezulluar dhe 129 dhe ka bllokuar 16 mjete për shkelje të ndryshme./tvklan.al