Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme, pasi u janë gjetur kartëmonedha të falsifikuara.

Operacioni policor i koduar “Euro 2020”, arrestoi në flagrancë dy 19-vjeçar me inicialet U. M., dhe N. P., banues në Tiranë.

Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të Tiranës, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.

Gjatë kontrollit policia u ka sekuestruar kartëmonedha të falsifikuara, si dhe dy celularë, në cilësinë e provës. /tvklan.al