Nxiste terrorizmin nëpërmjet profileve në Facebook

Gjykata e Posaçme dënoi me 4 vite burg Gentian Çollakun, të cilin e gjeti fajtor për akuzën e nxitjes së veprimeve terroriste.

Për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar, Çollaku do vuajë në qeli 2 vite e 8 muaj burg.

Prokuroria thotë se nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale dhe komunikimeve të tjera, 45-vjeçari bënte propagandë për krerët e ISIS dhe mbështeste elementë të tjerë në Shqipëri të dënuar për terrorizëm.

Verifikimet e kryera nga anti terrori në Policinë e Shtetit, treguan se Gentian Çollaku kishte disa adresa në rrjetin social Facebook, të cilat i përdorte për të shpërndarë postime dhe video në mbrojtje të luftës së të ashtuquajtur Shteti Islamik.

Në njërën prej adresave, postimet e tij pro luftës së ISIS datojnë që prej 2015, teksa foto profili është një shprehje të liderit të parë të ISIS.

Për nxitje të veprimeve terroriste dhe mbështetje të veprimeve të shtetit islamik, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme në 2 vitet e fundit janë vënë në pranga edhe 3 persona të tjerë.

Tv Klan