Një burrë ka humbur jetën këtë të shtunë në Borizanë të Krujës. Burime të policisë sqarojnë se viktima, 58-vjeçari me iniciale Q.P., po kryente punime pranë shtëpisë së tij kur u dëmtua. Ai u dërgua drejt Spitalit të Traumës Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje nuk janë ende të qarta. Një grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të saj./tvklan.al