Një çifti të rinjsh u janë vënë prangat në Britaninë e Madhe pas zbulimit të një rasti tronditës. Anthony Preston 22 vjeç dhe e dashura e tij 27 vjeç Nicole Rickatson janë përfshirë në një abuzim seksual. Ata kanë përdhunuar një vajzë, identiteti i së cilës nuk është bërë publik.
Ndërkohë që i dashuri përdhunonte me forcë vajzën, Nicole bënte “sehir” dhe buzëqeshte.
Autoritet kanë konfirmuar për mediat e huaja se 27-vjeçarja ishte e përfshirë në këtë krim njësoj si i dashuri i saj. Ndërkohë që vajza luftonte me shpirt që të shpëtonte nga kthetrat e Anthony Preston, Nicole Rickatson i mbante krahët për të mos e lejuar që të lirohej.
Dëshira dhe epshi i tyre për të kryer një marrëdhënie seksuale “treshe”, pa dëshirën e “viktimës” bënë që Anthony Preston dhe Nicole Rickatson të shkonin deri në ekstremitetin e një abuzimi të rëndë seksual.
Pasi vajza arriti që të shpëtonte nga duart e dy të rinjve, ajo telefonoi direkt një mikun e saj ku më pas bëri dhe kallëzimin në polici. Ajo u paraqit në komisariat e gjakosur me shenja të rënda dhune.
Autoritet gjendën në krevat shenja gjaku, ndërkohë që dy të rinjtë u përpoqën që të fshihnin provat dhe të manipulonin ngjarjet. Para togave të zeza ata kanë mohuar akuzat, ndërkohë që janë dënuar me burg për 3 vepra penale./tvklan.al