Mbështeste “ISIS” në rrjetet sociale

Gjykata e Posaçme dënoi me 5 vite burg Bledar Zenelin, i akuzuar për nxitje të veprimeve terroriste dhe propagandë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje dënimi dhe do të vuajë përfundimisht 3 vite e 4 muaj burg.

Zeneli me profesion murator u arrestua me urdhër të prokurorisë së Posaccme në bashkëpunim me antiterrorin rreth një vit më parë pas 2 vitesh hetime.

SPAK tha se Zeneli nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Tuitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm

Më herët, për postime dhe propogandë për shtetin islamik u dënua edhe shtetasi Ibrahim Lekica, Ndërkohë në Prill të këtij viti një 45-vjeçar ra në pranga për të njëjtën veprimtari.

Për çështje terrorizmi dhe spiunazhi gjatë këtij viti u dënua edhe Bijan Pooladrag, një ish-anëtar i MEK.

Tv Klan