“Benz”-i përplaset me kamionin, 1 i vdekur

“Benz”-i përplaset me kamionin, 1 i vdekur

13:56 03/10/2019

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e së enjtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas policisë, rreth orës 12.30, pranë fshatit Petrushë, janë përplasur mjeti tip “Benz” (me targa greke),  me një mjet tip kamion.

“Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit tip “Benz”, ende i paidentifikuar.”

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi