Një nga golashënuesit më të mire në La Liga

Vetëm legjendat e Real Madrid janë ende përpara Benzema për sasinë e golave të shënuar në kampionatin spanjoll të futbollit.

Francezi arriti kuotën 200, duke shënuar 2 herë në fitoren 6-1 ndaj Mallorca. Ai është në vendin e 4 të golashënuesve. Kryeson listën Cristiano Ronaldo me 312, Raúl me 228 dhe Di Stéfano 216.

Me të marrë fanellën përkujtimore të këtij momenti, francezi tha se “Ky klub është gjithë jeta e tij dhe se është shumë krenar për golat. Benzema është edhe ndër 10 futbollistët me më shumë ndeshje me fanellën e Real.

Sulmuesi 33-vjecar ka mundësinë të thyejë edhe rekorde të tjerë golash si futbollist i real në Champions apo edhe në garat kombëtare.

Benzema i jep kështu përgjigje kritikëve në momentet e tij të vështira. Por në 13 sezonet e tij me madrilenët asnjë trajner nuk ka guxuar ta lërë atë në stol. Era duket se është në favorin e tij dhe Ancelotti do të vazhdojë ta mbajë titullar.

Tv Klan