Sulmuesi francez mban shiritin e kapitenit të Al-Ittihad, Kessie i jep fitoren Al-Ahli

Karim Benzema festoi golin e parë në Ligën Profesioniste Saudite.

Sulmuesi francez kontribuoi në fitoren e Al-Ittihad kundër Al-Riad.

Ai shfaqet edhe me shiritin e kapitenit të skuadrës, shenjë që tregon se fituesi i “Topit të Artë” ka zgjidhur çdo mosmarrëveshje me menaxherin, Nuno Espirito Santo.

Benzema shënoi golin e parë dhe dha asistin në golin e katërt të ekipit të tij.

Serbi Aleksandr Mitrovic shënoi gol në debutimin e tij me Al-Hilal që fitoi me poker golash ndaj Al-Raed.

Në fushë për Al-Hilal nuk ishte Nejmar, që vazhdon rekuperimin.

Franck Kessie shënoi golin e fitores për Al-Ahli në takimin kundër Al-Ok-dod në Jeddah.

Skuadra kryeson me nëntë pikë, bashkë me Al-Ittihad pas 3 javëve të luajtura.

Klan News